Home ShowBiz Oriola e “çmend” edhe Drini Zeqon, moderatori bën komentin e papritur në fotot e saj
Oriola e “çmend” edhe Drini Zeqon, moderatori bën komentin e papritur në fotot e saj
0

Oriola e “çmend” edhe Drini Zeqon, moderatori bën komentin e papritur në fotot e saj

0
0

Modelja Oriola Marashi sapo ngriti temperaturat me fotot e fundit ku pozon me bikini të zeza.

Ajo shfaqet tejet provokuese teksa ekspozon linjat perfekte, ndërsa në njërën prej fotove tregon totalisht të pasmet.

Me këto foto, Oriola duket se sapo i vuri flakën rrjetit duke shkaktuar komente të shumta mes miqve e fansave të saj.

Fillimisht ishte Erosi ai që na la pa fjalë duke hedhur poshtë zërat për ndarje me komentin që i bëri modeles, ndërsa më pas shohim shumë miq dhe personazhe të njohur të ekranit që e kanë komplimentuar modelen për format e saj perfekte.

Një prej tyre është edhe moderatori Drini Zeqo i cili shkruan krahas fotove të Oriolës: “Sa inat, bëhet like vetëm njëherë në foto”, ndërsa i bën tag Oriolës duke shtuar më pas ca emoji me disa fytyra që qeshin me lot.

https://www.instagram.com/p/CC6mgglju3R/

drini zeqo

Link: https://www.instagram.com/p/CC6mgglju3R/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CByM56nDSrK/https://www.instagram.com/p/CAqTRidhuFq/