Home ShowBiz Fero dhe Arbenita ndahen sërish, reperi në dush me një femër tjetër…
Fero dhe Arbenita ndahen sërish, reperi në dush me një femër tjetër…
0

Fero dhe Arbenita ndahen sërish, reperi në dush me një femër tjetër…

0
0

Fero dhe Arbenita ndahen sërish, reperi në dush me një fëmër tjetër…

Ata janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të lidhjes së veçantë që kanë me njëri tjetrin.

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë në një lidhje prej vitesh dhe shpesh herë e kanë treguar me foto dhe video se janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Megjithatë mes tyre nuk kanë munguar edhe momentet e krizës apo zënkave të cilat e kemi parë që shoqërohen vazhdimisht me heqje të njëri tjetrit nga rrjetet sociale, apo deklarata të papritura.

Edhe këtë herë ata krejt papritur kanë vendosur të mos ndiqen më në rrjetet sociale, por ajo që i shtoi edhe më shumë dyshimet është një video e postuar në instagram nga Fero i cili shfaqet në tualet teksa po lahet dhe një dorë femre po i fërkon me shkumë flokët dhe fytyrën.

“Ai shihet teksa buzëqesh, ndërsa e pyet vajzën nëse ka në plan të shohë Champion League dhe ajo përgjigjet në mënyrë pozitive duke qeshur.

Nuk e dimë nëse vajza që po e lan Feron është Arbenita dhe nëse kjo është një tjetër lojë e të dyve për të qenë në qendër të vëmendjes, gjithesesi gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdimësi se çfarë po ndodh mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCJm5H4H0WN/