Home ShowBiz Arbenita nuk guxon të veprojë pa lejen e Feros, ja çfarë i ka ndaluar reperi
Arbenita nuk guxon të veprojë pa lejen e Feros, ja çfarë i ka ndaluar reperi
0

Arbenita nuk guxon të veprojë pa lejen e Feros, ja çfarë i ka ndaluar reperi

0
0

Reperi Fero dhe modelja Arbenita janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të ulje ngritjeve të vazhdueshme që karakterizojnë marrëdhënien e tyre.

Ata i shohim shpesh herë të shprehin dashurinë në rrjetet sociale, ndërsa herë të tjera duket sikur nuk i kanë punët mirë dhe arrijnë deri aty sa nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Nuk e dimë nëse kjo është një lojë e tyre, por dimë të themi se vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në çdo rast.

Ndërkaq Fero në një intervistë për “Vizioni i pasdites” ka treguar se ai vazhdon të jetë i lidhur me Arbenitën ndërsa tregoi se ja ka ndaluar dhënien e intervistave.

Modelja nuk ka për të dhënë asnjë intervistë pa lejen e Feros e madje edhe ai vetë tha se pas dy tre muajsh nuk do të japë më intervista dhe nëse dikush dëshiron ta intervistojë duhet ta paguajë shtrenjtë.

https://www.youtube.com/watch?v=z7cMGMGCfnE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=z7cMGMGCfnE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCJm5H4H0WN/