0
0
Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.
Lajmin për shtatëzaninë e dha zyrtarisht vetë Ledri me anë të një video shumë të veçantë.
Sara ka çarë një tullumbac prej të cilit kanë dalë disa pupla rozë, duke treguar kështu se janë në pritje të një vajze.
Ndërkaq në instagramin e saj Sara ka postuar të parën foto me barkun e rrumbullakosur veshur me një kostum sportiv të bardhë, kanatjere të shkurtër dhe pantallona të gjata, ndërsa mban barkun me dorë.
“Kjo është shumë emocionuese”, shkruan ajo krahas fotos e cila ka marrë pafund komente dhe mesazhe urimi për çiftin që shumë shpejt do të bekohen me një vajzë.
https://www.instagram.com/p/CDPDsoiH55I/Link: https://www.instagram.com/p/CDPDsoiH55I/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-ciSnXhbom/