Bora Zemani dhe Donald Veshaj e bënë publike lidhjen e tyre vetëm një muaj më parë edhe pse romanca e tyre kishte kohë që përflitej në media.
Gati një muaj më parë, ata të dy postuan fotot e para së bashku ku shfaqeshin të lumtur dhe të afërt me njëri tjetrin.
Por nuk zgjati shumë dhe ata të dy i fshinë fotot e madje as nuk e ndjekin më njëri tjetrin në instagram.
Kjo bëri që të lindin thashethemet e para për një ndarje mes tyre, por ata të dy kanë vendosur të heshtin duke mos reaguar lidhur me këto zëra.
Ndërkaq Bora po vijon ende pushimet dhe këtë herë është bashkë me familjen e saj.
Në një video të shpërndarë në instagram ajo shihet pranë të vëllait ndërsa po bijnë birra, ndërsa më pas ka shpërndarë një video me Arborin, të ëmën e saj dhe gjyshen, duke i kërkuar të birit që ti rendisë familjarët sipas radhës.
E ndërsa Bora është duke shijuar pushimet me familjarët, Donaldi ka qëndruar në heshtje dhe disi larg rrjeteve sociale, duke mos postuar thuajse asnjë gjë gjatë ditëve të fundit.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD_7LvajlzH/, https://www.instagram.com/p/CA-5p_rDuUy/