Home ShowBiz Sara tregon problemin me të cilin po përballet gjatë shtatëzanisë
Sara tregon problemin me të cilin po përballet gjatë shtatëzanisë
0

Sara tregon problemin me të cilin po përballet gjatë shtatëzanisë

0
0

Sara Hoxha do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, këngëtari Ledri Vula janë në pritje të një vajze.

Ka qenë vetë Ledri ai që e ka zbuluar me anë të një videoje në instagram gjininë e fëmijës.

Ndërsa vetë Sara poston herë pas here foto dhe video ku e shohim të pozojë me barkun e rrumbullakosur.

Por ndryshimet në trup e kanë bërë Sarën që të mos i bëjnë më rrobat e saj të preferuara dhe këtë e ka treguar me një foto shumë të këndshme të postuar në instagram.

Ajo shfaqet teksa përpiqet të veshë një palë pantallona të shkurtëra, të preferuarat e saj, të cilat tashmë nuk i bëjnë më.

“Pantallonat e shkurtëra, të preferuara nuk më bëjnë më, por po e sforcoj veten ti vesh”,shkruan ajo krahas fotos.

Sara dhe Ledri ndodhen aktualisht me pushime dhe i shohim teksa postojnë vazhdimisht foto dhe video nga bregdeti teksa janë duke u argëtuar nën shoqërinë e miqve dhe të afërmve.

https://www.instagram.com/p/CEUohSDnpns/

Link: https://www.instagram.com/p/CEUohSDnpns/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDwmBa6n125/