Home Aktualitet Rritet sërish numri i rasteve të reja COVID-19, 4 persona ndërrojnë jetë
Rritet sërish numri i rasteve të reja  COVID-19, 4 persona ndërrojnë jetë
0

Rritet sërish numri i rasteve të reja COVID-19, 4 persona ndërrojnë jetë

0
0

133 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri më i madh i rasteve të reja është shënuar si gjithmonë në kryeqytet, 68 raste brenda 24 orëve.

Ndërsa numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 75 persona të tjerë të cilët e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Ekspertë të Ministrisë njoftojnë se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 4 persona me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa në spital po trajtohen aktualisht 180 persona, 17 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 6 në gjendje më të rëndë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur edhe njëherë apelin për të respektuar rregullat e higjenës si dhe për të zbatuar të gjitha masat e nevojshme në luftën kundër këtij virusi.

https://www.youtube.com/watch?v=hkWrlUdfyM0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hkWrlUdfyM0

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/