Home ShowBiz “Dikush është xheloz për Dardin..”, kjo video e Irës do t’ju bëjë të qeshni me lot
“Dikush është xheloz për Dardin..”, kjo video e Irës do t’ju bëjë të qeshni me lot
0

“Dikush është xheloz për Dardin..”, kjo video e Irës do t’ju bëjë të qeshni me lot

0
0

Ira Seferi dhe Gaz Paja u bënë prindër të një djali disa muaj më parë.

Vogëlushi Dard erdhi në jetë duke shtuar gëzim në familjen e tyre, ndërsa si Ira ashtu edhe Gazi sjellin herë pas herë momente të këndshme me të voglin e tyre.

Ata kanë qenë së fundmi me pushime dhe janë rikthyer në shtëpi, por ndërsa Dardi po luan ulur pranë xhamit të ballkonit dikush nga ana tjetër është bërë xheloz për kthimin e tij.

Ira ka postuar në instagram një video shumë të këndshme të vogëlushit ndërsa fshehur tek perdet shohim një maçok që po e sheh i mërzitur.

“Dikush nuk duket i lumtur për kthimin e Dardit”, shkruan Ira krahas videos ku maçoku ka marrë një shprehje shumë serioze dhe të mërzitur.

Ira dhe Gazi u bënë prindër në fund të tetorit të vitit që shkoi, pak kohë pas dasmës madhështore ku ishin të ftuar miq dhe të afërm të çiftit.

Link: https://www.instagram.com/iraseferi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6wjy30hetq/