Home ShowBiz Wow, Fjolla merr dhuratën luksoze, këngëtarja super e emocionuar
Wow, Fjolla merr dhuratën luksoze, këngëtarja super e emocionuar
0

Wow, Fjolla merr dhuratën luksoze, këngëtarja super e emocionuar

0
0

Këngëtarja Fjolla Morina është surprizuar mbrëmjen e djeshme me një super dhuratë.

Ajo ka postuar në instagram disa video ku shfaqet teksa shkon drejt një makine Audi Q 7 shumë e emocionuar ndërsa dikush i thotë “Hajd për hajër”.

Fjolla dëgjohet të reagojë tejet e emocionuar sidomos kur hap derën e makinës dhe brenda gjen edhe një tufë me lule.

Këngëtarja nuk e ka treguar se kush e ka surprizuar me këtë dhuratë, por duket që edhe për të ka qenë një surprizë shumë e bukur.

Ajo ka postuar më pas një foto ku pozon para makinës me tufën me lule në duar ndërsa e shoqëron foton me dy zemra dhe me një kuti dhurate si emoji.

fjollaaaa

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBoSg-Oppwp/