Home ShowBiz “Ndodhi një keqkuptim i madh..”, Stresi tregon si i erdhi fundi lidhjes me Kejsin
“Ndodhi një keqkuptim i madh..”, Stresi tregon si i erdhi fundi lidhjes me Kejsin
0

“Ndodhi një keqkuptim i madh..”, Stresi tregon si i erdhi fundi lidhjes me Kejsin

0
0

Stresi dhe Kejsi janë padyshim një prej çifteve më të përfolura të showbizit.

Aktualisht janë larg njëri tjetrit, por deklaratat e ndryshme në rrjetet sociale tregojnë ulje ngritje të vazhdueshme në lidhjen e tyre.

Reperi ka qenë i ftuar në emisoinin “Ndërrimi i Natës” në “Klan Kosova”, ku ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë me Kejsin pas daljes së tij nga burgu.

Reperi ka thënë se janë ribashkuar pas burgut dhe se Kejsi ka qëndruar non stop duke e pritur, por në një mbrëmje në Prishtinë ka ndodhur një keqkuptim.

“Jemi ribashkuar pas bukur. Ajo ka ndenjur aty non stop, më ka pritur. Pas idola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim I madh. Kemi shkuar në hotel 30 dhjem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një këqkuptim i madh.

Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, u shpreh Stresi.

Ai tha gjithashtu se Kejsi është një person shumë i shtrenjtë për të, por nuk mund të flasë për një rikthim dhe gjithashtu shtoi se nuk do të flasë më të për, pasi ajo ka jetën e saj dhe nuk dëshiron ta bëjë më objekt bisedë.

https://www.youtube.com/watch?v=dK2o4q4gLU4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dK2o4q4gLU4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEuLDVYALQF/https://www.instagram.com/p/CB306xtJYBU/