Home ShowBiz “Do të ti bëj hundët përshesh..”, Olta i kthehet ashpër komentueses
“Do të ti bëj hundët përshesh..”, Olta i kthehet ashpër komentueses
0

“Do të ti bëj hundët përshesh..”, Olta i kthehet ashpër komentueses

0
0

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Olta Boka, publikoi padashje një video të vajzës ku shfaqej portreti i saj.

Ajo e fshiu menjëherë videon dhe me anë të një statusi reagoi duke ju kërkuar mediave që të mos e përdorin, pasi e publikoi pa dashje dhe ishte një gabim trashanik nga ana e saj, pasi ka vendosur që portretin së bijës të mos e bëjë publik.

Por duket se ky status i saj ka revoltuar njërën prej ndjekëseve e cila i ka shkruar: “Se di si ke zemër dhe thua kështu për evlatin tënd. A je more ti normal që thua mu thanë duart se postova një video me vajzën. Tmerr çfarë nënë i thua vetes, a je duke rritur ndonjë sultan a sulltaneshë që nuk dëshiron ta postosh. Figurat më të njohura botërore i postojnë fëmijët. Po të isha afër do ti bëja hundët përshesh”, shkruan ajo në një mesazh drejtuar këngëtares.

Olta jo vetëm që e ka bërë publik mesazhin e saj, por nuk ka nguruar gjithashtu ti kthejë edhe një përgjigje të merituar.

“Ja pse nuk e postoj evlatin tim. Prej njerëzve si puna jote që s’di ku e kanë zemrën. Të paskam zili prindërimin, por ti hallin sulltaneshës time mos ja qaj. Do ketë gjithmonë një mama që do e mbrojë prej teje dhe specieve si ti. Fundja dy duar për një kokë janë dhe aty e kupton pastaj çfarë do të thotë hundët përshesh ti e pa edukatë që e quan vetën nënë më të mirë se unë” .

Olta është bërë nënë e një vajze rreth 5 muaj më parë dhe disa herë e kemi parë teksa poston foto me të bijën, por pa ja zbuluar asnjëherë portretin.

olta boka

Inkedoltaaaaa_LI

Link: https://www.instagram.com/oltabokaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHBMglMFOLp/