Home ShowBiz “E pacipë, dukesh që gënjen…”, degradon diskutimi mes Anës dhe Arjan Konomit
“E pacipë, dukesh që gënjen…”, degradon diskutimi mes Anës dhe Arjan Konomit
0

“E pacipë, dukesh që gënjen…”, degradon diskutimi mes Anës dhe Arjan Konomit

0
0

Pas fotove që postoi Arjoni në instagramin e tij dhe që shkaktuan një rrëmujë të vërtetë në media, Ana është bërë pjesë e studios së “Përputhen”, përmes një lidhjeje Skype.

Ajo ka sqaruar sërish se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Arjonit duke u nisur këtë herë edhe nga deklarata e tij në instagram ku thoshte se ishte I dashuruar me Anën.

E pas sqarimeve në studio, Ana pati gjithashtu edhe një debat me Arjanin duke i thënë se ndihej e sulmuar prej tij dhe se mendonte që ai kishte ndryshuar mendim për të pasi mund të kishte folur me Arjonin.

Në këto kushte debate mes tyre ka degraduar dhe Arjani i drejtohet Anës me fjalët se ajo duket që gënjen dhe që është një femër e pacipë, se sipas tij vetëm një femër e pacipë reagon në këtë mënyrë siç po reagon ajo.

Më pas Bora e pyet Arjanin se ku donte të dilte me këto që tha dhe ai i është përgjigjur se donte të dilte pikërisht këtu ku doli.

Link: https://www.instagram.com/p/CIybbrxlRxI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIya8OEhSv1/