Home ShowBiz Një kartolinë festash nga shtëpia e Besit dhe Xhensilës, bashkë me Ajkën dhe pikturat e saj
Një kartolinë festash nga shtëpia e Besit dhe Xhensilës, bashkë me Ajkën dhe pikturat e saj
0

Një kartolinë festash nga shtëpia e Besit dhe Xhensilës, bashkë me Ajkën dhe pikturat e saj

0
0

Atmosfera e festave të fundvitit është ndoshta periudha më e bukur që të gjithë mezi e presin dhe ku gjithçka duket më e bukur.

Thuajse të gjithë personazhet e njohur kanë nisur me dekorin festiv në ambjentet e shtëpisë që në mes të muajit nëntor duke  i sjellë festat shumë më herët këtë vit.

Edhe në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës gjithçka duket kaq perfekte.

Ata të dy dhe Ajka ka realizuar një video shumë të këndshme nga ambjenti i ngrohtë i shtëpisë së tyre pranë oxhakut, pemës festive dhe gjithë dekorit unik që kanë përdorur duke e shndërruar shtpëinë në një vend përrallor.

Në video së bashku me vogëlushen Ajka diku në një cep të shtëpisë gjenden edhe pikturat e saj.

Vogëlushja e ka shprehur talentin në një prej mureve të shtëpisë që ka mbetur ashtu i palyer me artin e vogëlushes.

“Dashuria është mbi gjithçka! Në këtë vit të mbrapshtë, familja është gjithçka e shenjtë. Festa të mbara, të bukura me njerëzit tuaj dhe familjet tuaja. Bekime dhe zemra të ngrohta. Me dashuri, familja Kallaku”, shkruan Xhensila krahas videos së postuar në instagram.

Link: https://www.instagram.com/p/CI0TRtoDGEG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH22dnssNXl/