Home Lifestyle Vrapi i mëngjesit apo i mbrëmjes.., ja kush është më efektiv sipas shkencës
Vrapi i mëngjesit apo i mbrëmjes.., ja kush është më efektiv sipas shkencës
0

Vrapi i mëngjesit apo i mbrëmjes.., ja kush është më efektiv sipas shkencës

0
0

Vrapi është padyshim një metodë shumë e mirë për të qëndruar në formë dhe për ta ndihmuar metabolizmin të punojë më mirë.

Pavarësisht nëse vraponi në mëngjes apo në mbrëmje, trupi gjithmonë ka benefite, megjithatë ekziton një orë kur trupi përfiton më shumë prej vrapimit.

Sipas shkencës vrapi pasdite vonë, apo në fillim të mbrëmjes ndihmon në uljen e presionit të gjakut gjatë natës dhe gjithashtu është më efektiv për të ruajtur format dhe për të formuar muskuj.

Gjithashtu vrapi në pasdite është shumë i mirë për vrap në distanca të gjata dhe sugjerohet sidomos për atletët të cilët duan të vrapojnë për distanca të gjata.

Megjithatë edhe vrapi i mëngjesit është shumë efektiv pasi ndihmon sidomos për të larguar depresionin dhe për ta nisur ditën me energji pozitive, ndërsa ndihmon gjithashtu për ata që duan të humbasin peshë në një kohë të shkurtër.

Link: https://medium.com/running-for-your-life/morning-vs-evening-what-is-the-best-time-to-run-77b4c59e511

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/gGZ8ZynljWk