Home ShowBiz Një kopësht plot drita, Ariana tregon atmosferën festive në vilën e tyre në Brezovicë
Një kopësht plot drita, Ariana tregon atmosferën festive në vilën e tyre në Brezovicë
0

Një kopësht plot drita, Ariana tregon atmosferën festive në vilën e tyre në Brezovicë

0
0

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë duke i kaluar festat e fundvitit në vilën e tyre në Brezovicë.

Ata e kanë dekoruar vilën për festa dhe ambjenti i jashtëm i saj është shndërruar në një ambjent vezullues mbushur me drita dhe tejet festiv.

Ariana ka postuar në instagram një video ku tregon ambjentin e jashtëm të vilës, pemët dhe oborrin të dekoruar me drita të shumta që krijojnë një atmosferë shumë të bukur festive.

Ariana na ka servirur vetëm një pamje nga jashtë të vilës, por jemi të bindur që edhe brenda do të jetë po kaq e bukur sa jashtë e madje edhe më e këndshme.

Arjana dhe Ermali janë bërë prindër për herë të katërt para një viti dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë momente të bukura familjare ku nuk mungojnë fotot e këndshme së bashku.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHnJ50whfIq/