Këngëtarja Elvana Gjata shfaqet rrallë në rrjetet sociale, por sa herë që rikthehet kujdeset që të tërheqë gjithmonë vëmendjen e fansave të saj.
Këtë herë ajo shfaqet e gjitha e veshur me të zëza teksa pozon në kuzhinën e shtëpisë.
Fustani i saj i veçantë është i hapur plotësisht përpara ndërsa vjen në formë recipetash.
Më pas vazhdon i gjatë deri në fund të këmbëve.
Elvana pozon me një gotë verë në dorë, madje në njërën prej fotove shfaqet joshëse e ulur në banakun e kuzhinës.
“Këtë vit më datë 1 më erdhën njerëz në shtëpi”, shkruan ajo krahas fotove ku shohim se ka tërhequr vëmendjen e miqve dhe fansave të saj, të cilët e kanë komplimentuar për mënyrën se si duket.
Link: https://www.instagram.com/p/CJ9PKkIM65f/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBldwBlpfmM/