Home ShowBiz Publikohet biseda e fundit me Andin, Tea befason: “Nëse Andi nuk vjen më, unë…”
Publikohet biseda e fundit me Andin, Tea befason: “Nëse Andi nuk vjen më, unë…”
0

Publikohet biseda e fundit me Andin, Tea befason: “Nëse Andi nuk vjen më, unë…”

0
0

Pak kohë pasi deklaroi se në këtë emision është vetëm për Tean, Andi nuk po vjen më në emision tashmë prej disa ditësh.

Në fillim u tha se ai është sëmurë, por më pas doli se në fakt ka disa hatërmbetje mes tij dhe produksionin të emisionit, por që vetë ai nuk ka treguar ende asnjë gjë konkrete.

Tea ndërkaq ka vendosur që t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave dhe shumë prej tyre kanë qenë lidhur me Andin.

Dikush e ka pyetur atë se nëse do të dalë nga “Përputhen”, nëse Andi nuk kthehet më dhe ajo ka thënë: “Sigurisht që po”, duke na lënë të kuptojmë se mes tyre çdo gjë vijon normalisht dhe ata të dy vazhdojnë të komunikojnë me njëri tjetrin.

Madje dikush i ka kërkuar që të publikojë bisedën e fundit me Andin në Ëhat’s App dhe ajo ja ka plotësuar menjëherë dëshirën duke postuar një foto nga kjo bisedë.

Në bisedën e tyre të fundit Tea i kërkon Andit që ti flasë Eminit pasi i ka thyer zemrën dhe ai duke qeshur i shkruan: “Do ti flas pastaj për Zotin”

teaa

teatrifoni

Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIqyWRZBuCN/