Home ShowBiz E quajti takimin të neveritshëm, Melisës nuk i del e keqja me Arjanin, shikoni si e thumbon hapur
E quajti takimin të neveritshëm, Melisës nuk i del e keqja me Arjanin, shikoni si e thumbon hapur
0

E quajti takimin të neveritshëm, Melisës nuk i del e keqja me Arjanin, shikoni si e thumbon hapur

0
0

Melisa dhe Atdheu realizuar pak ditë më parë një takim të nxehtë, ku nuk munguan prekjet, puthjet e përqafimet.

Të dy shfaqën hapur interes ndaj njëri tjetrin, por duket se opinionistit Arjan Konomi ky takim ju duk i neveritshëm.

Ai tha se Atdheu nuk mund të ketë ndjenja të sinqerta për Melisën pak ditë pasi puthi në studio Anën.

Arjani e quajti Atdheun një aktor të dështuar, ndërsa Melisën një viktimë të tij.

Deklaratat e tij ngjallën debat në studio si nga Melisa ashtu edhe nga Atdheu të cilët diskutuan me Arjanin, por duket se debati nuk u mbyll me aq.

Melisës ende nuk i ka dalë e keqja dhe vijon të hedhë kunja drejtuar Arjanit.

Ajo ka postuar një foto ku pozon bashkë me Atdheun dhe krahas fotos shkruan: “Të neveritshmit”, duke ju referuar mënyrës se si u shpreh  ai për takimin e tyre.

melisa, atdheu

Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHN0NJ9nvUc/,  https://www.instagram.com/p/CJ31cIglzKd9SdWdptvgglfsBHT2ggmqMDCZII0/