Home ShowBiz “Gjeni ndryshimin..”, Jonida befason me pamjen e re, komenti i Ermalit na la pa fjalë
“Gjeni ndryshimin..”, Jonida befason me pamjen e re, komenti i Ermalit na la pa fjalë
0

“Gjeni ndryshimin..”, Jonida befason me pamjen e re, komenti i Ermalit na la pa fjalë

0
0

Aktorja Jonida Vokshi ka befasuar fansat me një ndryshim të vogël në look, por që e ka bërë të duket kaq ndryshe.

Ajo ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve duke shtuar baluke dhe duket kaq ndryshe dhe padyshim me një pamje shumë më fëminore dhe të këndshme.

Jonida ka postuar në instagram një video ku pozon me modelin e ri të flokëve, ndërsa krahas saj shkruan: “Gjeni ndryshimin”

Aktorja ka marrë pafund komplimenta nga fansa dhe miq të saj, të cilët duket se e preferojnë shumë me ndryshimin e fundit në pamje.

Ajo që të bie në sy krahas videos janë komentet e shumta dhe sidomos ajo e aktorit Ermal Mamaqi e cila i është përgjigjur me humor pyetjes së Jonidës duke i thënë se ndryshimi i saj është që ka larë flokët.

Ndërsa vetë Jonida duke qeshur i thotë: “Ti më njeh”

Aktorja duket shumë mirë në këto foto dhe përgjithësisht look-un e saj të ri e kanë pëlqyer të gjithë.

jonida

Link: https://www.instagram.com/p/CKCAbIbnzoR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIgHc8Es2vV/