Home ShowBiz Si e përjetoi ndarjen nga Ina, Geri flet për herë të parë dhe i thotë të gjitha
Si e përjetoi ndarjen nga Ina, Geri flet për herë të parë dhe i thotë të gjitha
0

Si e përjetoi ndarjen nga Ina, Geri flet për herë të parë dhe i thotë të gjitha

0
0

Geri dhe Ina  nga “Përputhen 1”, ishte çifti i parë dhe i vetëm që u konfirmua nga ky emision.

Megjithatë lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi aktualisht ata nuk janë më bashkë dhe këtë e konfirmoi fillimisht Ina dhe tashmë është Geri ai që vendos të rrëfehet.

Ai ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” ku është pyetur për raportin e tij me Inën dhe se si e ka përjetuar ndarjen.

Geri tha se e ka përjetuar si çdo ndarje tjetër dhe se ai është një tip sportiv dhe sigurisht që është ndarë në mënyrë paqesore me Inën.

Ndërsa lidhur me arsyen, ai ka treguar se ata të dy tamam janë njohur pasi kanë dalë nga “Përputhen” dhe aty duke u njohur më shumë e kuptuan se kishin gjëra që nuk përshtateshin dhe për këtë arsye vendosën të mos jenë më bashkë, por gjithsesi ai tha se me Inën kanë mbetur miq, pavarësisht se nuk janë më bashkë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iA8yrA7CFnE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_KrUN4ginU/