Xhensila Myrtezai e ka kaluar fundjaven së bashku me të bijën në breg të detit.
Ajo ka ndarë disa video shumë të bukura me Ajkën e cila ka marrë një tigan lodër dhe është duke mbledhur rërën.
E ndërsa Xhensila e pyet se çfarë po gatuan ajo thotë Ëaffles, ndërsa më pas po përgatit një lëng frutash.
Këngëtarja e ka pyetur vogëlushen se me çfarë po e përgatit lëngun dhe ajo përgjigjet me majdanoz duke e bërë këngëtaren që të qeshë me të madhe.
Por momenti më i bukur është kur vogëlushja ulet në kafe dhe porosit vetë.
Ajo dëgjohet të thotë se dëshiron një kafe me sheqer.
Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë dy vite e gjysmë më parë dhe vogëlushja tashmë është rritur dhe është bërë një zonjushë kaq e këndshme.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_h84nRn6Wn/