Home ShowBiz “Problemi ynë është Arjan Konomi”, Melisa pozon me Atdheun dhe shokon me deklaratën
“Problemi ynë është Arjan Konomi”, Melisa pozon me Atdheun dhe shokon me deklaratën
0

“Problemi ynë është Arjan Konomi”, Melisa pozon me Atdheun dhe shokon me deklaratën

0
0

Melisa dhe Atdheu dy prej kandidatëve të “Përputhen”, janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.

Ata kanë zhvilluar disa takime të nxehta, ndërsa kanë shprehur pëlqim.

Takimet e nxehta me Melisën, ndodhën pak pasi Atdheu puthin Anën në studio dhe mënyra se si u soll në takim me Melisën sollën një reagim të ashpër të opinionistit Arjan Konomi.

Ai e konsideroi takimin të neveritshëm dhe sjelljen e tyre dhe veçanërisht të Atdheut, aspak të denjë, pas asaj që ndodhi në studio me Anën.

Që pas atij momenti si Melisa dhe Atdheu kanë postuar herë pas here foto ku shprehen gjithë kunja kundrejt Arianit dhe deklaratës së tij.

Megjithatë këtë herë e kanë marrë me sportivitet dhe në një foto ku ajo dhe Atdheu janë ulur dhe ky i fundit është zgjatur për ta puthur, në krah të tyre shihet Arjani i cili duke qeshur e ka kapur nga xhupi Atdheun dhe duket sikur do ta largojë nga Melisa.

“Problemi ynë është Arjan Konomi”, shkruan Melisa krahas fotos ndërsa e shoqëron me disa emoji që qeshin me lot.

melisa

Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CHasIW1HLjh/https://www.instagram.com/p/CJ9IpDChGQ_/