Home ShowBiz Të dashuruar si ditën e parë, Andrra i bën Sinanit dedikimin më të bukur për përvjetor
Të dashuruar si ditën e parë, Andrra i bën Sinanit dedikimin më të bukur për përvjetor
0

Të dashuruar si ditën e parë, Andrra i bën Sinanit dedikimin më të bukur për përvjetor

0
0

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një prej çifteve më të dashur për publikun.

Ata janë prindër të një djali dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Këngëtari dhe partnerja e tij janë do të sjellin në jetë një djalë tjetër dhe lajmin e bëri të ditur vetë Andra pak muaj më parë.

Ndërkohë ata të dy festojnë sot përvjetorin e fejesës dhe këtë datë të rëndësishme e ka kujtuar Andrra përmes një fotoje të postuar në instagram ku pozojnë të dy bashkë.

“Uroj të gjejmë gjithmonë dashurinë dhe mbështetjen tek njëri tjetri. Shpresoj të jemi të bekuar me shumë vite të tjera bashkë. Gëzuar ditën e fejesës dashuruar ime”, shkruan Andra krahas fotos ndërsa shkruan gjithashtu “Të Dua” mbi foto.

Ata të dy u martuan gati 6 vite më parë në një ceremoni madhështore ku nuk munguan miq dhe të afërm të cilët krijuan një atmosferë unike gjatë ditës së tyre speciale.

 

andraa

Link: https://www.instagram.com/andrradestani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEY8PrkllWh/