Home ShowBiz Në momente intime së bashku, Dafina dhe Dj Geek më të dashuruar se kurrë
Në momente intime së bashku, Dafina dhe Dj Geek më të dashuruar se kurrë
0

Në momente intime së bashku, Dafina dhe Dj Geek më të dashuruar se kurrë

0
0

Dafina dhe Dj Geek që pas rikthimin bashkë janë bërë tashmë të pandarë.

Ata i shohim së fundmi gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa edhe në rrjetet sociale i shohim më të dashuruar se kurrë.

Në një video të fundit të postuar në instagramin e tij, Dj Geek dhe Dafina janë të shtrirë në krahët e njëri tjetrit ndërsa shijojnë rrezet e diellit duke puthur dhe përqafuar njëri tjetrin.

Ata duken shumë të lumtur dhe duket se raporti mes tyre po shkon tashmë në një tjetër nivel.

Kujtojmë se në ditën e të dashuruarve, Dafina postoi një unazë fejese dhe tregoi se kishte pranuar propozimin e bërë nga DJ Geek, por pa dhënë detaje të tjera.

Ata të dy patën një shkëputje dhe vendosën për pak kohë të mbeteshin miq, por janë rikthyer sërish bashkë dhe këtë herë duken shumë më të dashuruar se kurrë.

Link: https://www.instagram.com/djgeek/

dafinaaa

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKBgb78Blzq/