Home ShowBiz “Ku ja fut duart…”, Antonela qëllon me shpullë Mevlanin pasi e pa duke prekur Ledianën
“Ku ja fut duart…”, Antonela qëllon me shpullë Mevlanin pasi e pa duke prekur Ledianën
0

“Ku ja fut duart…”, Antonela qëllon me shpullë Mevlanin pasi e pa duke prekur Ledianën

0
0

Mevlani, një prej djemve të “Përputhen”, është bërë mollë sherri midis Antonelës dhe Ledianës.

Ai ka shprehur simpati për të dyja dhe që të dyja vajzat kanë shprehur simpati për të.

Ato të dyja kanë dalë disa herë me Mevlanin dhe ky është treguar i interesuar për të dyja, por pa bërë dot një zgjedhje.

Ndërkohë në një video që po qarkullon së fundmi në internet, Lediana dhe Mevlani janë duke marrë qëndrim për të pozuar për foto dhe ky i fundit e pozicionon dorën në belin  e Ledianës.

“Ku ja fut duart mo djalë”, dëgjohet Antonela, ndërsa Mevlani qesh dhe e afron edhe më tutje dorën.

Në këtë moment Antonela e qëllon në krah Mevlanin dhe të dy qeshin pas këtij veprimi.

Link: https://www.instagram.com/p/CLt5H2wjfZ_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLkCpcXjy_1/https://www.instagram.com/p/CLfKfqpg-Yy/