Home ShowBiz Çfarë nuk tha për ata të dy, Shqipja kapet mat në kafe me Melisën dhe Andin
Çfarë nuk tha për ata të dy, Shqipja kapet mat në kafe me Melisën dhe Andin
0

Çfarë nuk tha për ata të dy, Shqipja kapet mat në kafe me Melisën dhe Andin

0
0

Shqipe Hyseni, ish konkurentja e “Përputhen”, që pas largimit nga spektakli e deri para pak kohësh nuk ka lënë gjë pa thënë për produksionin dhe konkurentët.

Ajo demaskoi fillimisht Tean , më pas u mor me Anën dhe së fundmi me Melisën duke këmbngulur për lidhjen e saj me Andin, ashtu si shumë të tjerë.

Por të gjitha këto duket se u harruan kur ajo doli si opinioniste në “Përputhen”.

Shqipja sqaroi se kishte thënë dikur që nuk kthehej më në “Përputhen” si konkurente, por do të shkonte nëse e ftonin të jepte opinionin saj.

Ajo sqaroi gjithashtu edhe keqkuptimet që ka pasur me Olsën apo me Anën, por duket se Shqipja ka sqaruar edhe keqkuptimet me Andin apo Melisën.

Kjo pasi në një video të postuar në instagram ku shohim Melisën në sfond dëgjohet jo vetëm zëri i Andit por edhe i Shqipes.

E gjithë kjo ju ka rënë në sy ndjekësve, të cilët janë habitur nga fakti që Shqipja është bërë sërish bashkë sidomos me Andin, për të cilin çfarë nuk tha, vetëm disa javë më parë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=VUb9kOSKuvE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLb1hFAFDRk/https://www.instagram.com/p/CGC9ElbgZmn/

https://www.instagram.com/p/CLjYJbhFfbY/