Home ShowBiz Surprizë në mesnatë, ditëlindja e Xhensilës nuk kishte si të fillonte më bukur
Surprizë në mesnatë, ditëlindja e Xhensilës nuk kishte si të fillonte më bukur
0

Surprizë në mesnatë, ditëlindja e Xhensilës nuk kishte si të fillonte më bukur

0
0

Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen, urimet dhe surprizat nuk kanë munguar që në orët e para të mesnatës për këngëtaren.

Surprizën e parë e ka marrë nga motra e saj Alba, këtë dhe disa detaje të tjera nga atmosfera festive Xhensila ka vendosur ti ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

E motra i ka bërë një dhuratë mjaft të këndshme ku në sfand shikohet një tufë lule dhe shkronja e parë e emrit të saj e mbushur me ëmbëlsira.

Bashkangjitur videos këngëtarja thotë: Do të thoni ju është Besi por jo është motra ime  vdeksha unë sa e mirë.

Këngëtarja sot mbushën plot 28 vjeç dhe  ky përvjetor është një arsye më shumë për të festuar me të dashurit e zemrës si për arritjet personale dhe ato profesionale që ka pasur këtë vit.

Urimet për kngëtaren kanë qenë të shumta si nga ndjekësit po ashtu dhe nga miqtë e saj më të mirë. Me siguri gjatë ditës këngëtarja do të ndajë momente akoma më të këndshme nga surprizat dhe festa që do të organizohet për të.

 

Linku : https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/