Home ShowBiz Versioni më i ëmbël i vjehrrës, Jona Spahiu merr surprizën e këndshme në studio
Versioni më i ëmbël i vjehrrës, Jona Spahiu merr surprizën e këndshme në studio
0

Versioni më i ëmbël i vjehrrës, Jona Spahiu merr surprizën e këndshme në studio

0
0

Jona Spahiu prej kohësh ka qëndruar larg moderimit por projekti që e solli tek dashuria e vjetër ishte ‘Kosherja’.

Moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale por së fundmi ajo ka vendosur ti informojë ata me një intervistë në emisionin e ‘Pasdites në ABC’.

Jona i rrëfeu të gjitha që nga njohja me partnerin dhe deri tek  eksperienca si nënë me të birin.

Në studio  Jona ka marrë një video mesazh nga vjehrra.

“Na bën krenarë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që të kam pranë. Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit”, u shpreh vjehrra e Jonës në videomesazh.

Është një dashuri. Nuk kam fjalë, ajo është elegante në shpirt, është nga ato njerëzit që në momentin që ti rrethohesh energjia e tyre të përfshin. Nuk ka një njeri që kur e njeh  ‘mamon’ nuk e do. Unë kam mësuar të zhvilloj tolerancën nga mamo. E di, më ke kapur shumë të surprizuar nuk e prisja fare nga mamo të jem e sinqertë”, tha Jona.

Raporte të tilla sa vijnë dhe bëhen më të rralla sidomos në realitet por urojmë që për Jonën të mbesë i njejtë dhe po kaq  i bukur gjithmonë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNpx7DYhVna/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jonaspahiuu/