Home ShowBiz Pas akuzave të Feros, ish-menaxheri zbulon si qëndron e vërteta e blerjes së klikimeve
Pas akuzave të Feros, ish-menaxheri zbulon si qëndron e vërteta e blerjes së klikimeve
0

Pas akuzave të Feros, ish-menaxheri zbulon si qëndron e vërteta e blerjes së klikimeve

0
0

Blerja e klikimeve nga këngëtarët është kthyer në një nga temat më të diskutuara të estradës sonë.

Pak kohë më parë reperi Fero bëri një deklaratë të fortë për ish- menaxherin e tij. Ai u shpreh se klikimet po blihen nga të gjithë, ka këngëtarë që janë në djeni por ka nga ata që klikimet iua blejnë menaxherët e tyre dhe nuk dinë gjë.

Për ta bërë akoma më të besueshme deklaratën e tij Fero pranon se ish menaxheri i tij ka blerë klikime.

Pas kësaj deklarate të fortë në rrjete sociale ka reaguar ish- menaxheri i Feros, Met Elshani.

Elshani ka zbuluar se asnjëherë nuk ka blerë klikime madje dhe kur vetë këngëtarët ia kanë kërkuar, ka refuzuar.

“Asgjë për të dëshmuar, unë vetëm mund të them: Që me para mund të blesh gjithçka përveç zemrës së pastër, shpirtit të pastër dhe inteligjencën e një njeriu që e pështyn në dorën që i dha bukë. On Records ka qenë më shumë se korrekt me publikun, mediat dhe fansat, dhe asnjëherë nuk ka bërë dredhira si shumë si shumë të tjerë duke u viktimizuar nga mediat dhe fansat” -u shpreh Elshani.

Linku: https://www.instagram.com/tv/COlvTZBDBtK/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bq2nkzUnlzp/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CDE73-EDRYq/