Home ShowBiz ‘Inspirimi’ i tij u nda nga jeta, Ermal Meta jep lajmin e trishtë
‘Inspirimi’ i tij u nda nga jeta, Ermal Meta jep lajmin e trishtë
0

‘Inspirimi’ i tij u nda nga jeta, Ermal Meta jep lajmin e trishtë

0
0

Këngëtari Ermal Meta është një nga zërat më të dashur të muzikës. Talenti i tij prej vitesh tashmë i ka kapërcyer kufijtë dhe të gjithë ndihemi krenar për një artist të tillë.

Së fundmi me një postim në rrjete sociale Meta ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë.

Mësuesja e tij, Margarita Feka e cila i ka dhënë mësim në shkollën e artit në Fier është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare.

Krahas kujtimeve të vjetra me mësuesen e tij Ermali shkruan:

‘Mësuesja Margarita nuk është më atje. Unë i premtova vetes që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Doja ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtën pamje të ëmbël që do të takoja sa herë që hyja në klasë dhe duke mos qenë në gjendje ta bëja atë më lëndon. Përshëndetje mësues, fëmijët tuaj ju përshëndesin dhe unë ju falënderoj për përkëdheljet tuaja në secilën prej plagëve të mia.’

Mësuesja  Margarita ishte një nga frymëzimet më të mëdha që në hapat e tij të parë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CPlqxh-DaQL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermalmetamusic/