Home ShowBiz Një tjetër gëzim në familje, Almeda ndan momentet madhështore me ndjekësit
Një tjetër gëzim në familje, Almeda ndan momentet madhështore me ndjekësit
0

Një tjetër gëzim në familje, Almeda ndan momentet madhështore me ndjekësit

0
0

Një tjetër gëzim i është bashkuar së fundmi familjes së Almeda Abazit.

E motra Ilda i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.

Aktorja ka ndarë disa video nga atmosfera madhështore e organizuar për të motrën. Gjithçka është e kuruar deri në detaj të fundit.

Krahas postimit Almeda e uron kështu çiftin.

‘Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove.

Kujtojmë se pak muaj më parë Almeda dhe Tolga u bekuan me ardhjen e fëmijës së dytë në jetë. Ata të bijën vendosën ta quanin Alin dhe nuk na kanë munguar dhe postimet e ëmbla në rrjete sociale.

Linku. https://www.instagram.com/stories/almeda92/2627216810772084142/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/almeda92/