Home Sport Shantazhoi kolegun me video intime, dënohet futbollisti i njohur
Shantazhoi kolegun me video intime, dënohet futbollisti i njohur
0

Shantazhoi kolegun me video intime, dënohet futbollisti i njohur

0
0

Futbollisti i Real Madritit, Karim Benzema dënohet me një vit burg me kusht pasi u shpall fajtor për bashkëpunim në gjyqin për shantazh me video intime ndaj kolegut.

Ai gjithashtu u gjobit me 75 mijë euro si rezultat i rastit, i cili daton në vitin 2015.

Avokatët e secilës palë përfunduan dhënien e dëshmive më 22 tetor, ndërsa kryetari i trupit gjykues dha vendimin e tij këtë mëngjes.

Avokatët e Benzemas kishin kërkuar që sulmuesi i Real Madrid të lirohej, duke argumentuar se një bisedë që ai kishte me Valbuenën për aferën në bazën stërvitore të kombëtares franceze Clairefontaine më 6 tetor 2015 nuk ishte e mjaftueshme për të provuar fajin e tij.

Duke folur pas gjykimit, avokati i tij pretendoi se vendimi do të apelohej.

Avokati i tij tha: ‘Ne jemi mjaft të tronditur nga ky gjykim. Një apel është i nevojshëm. Ai do të shfajësohet në kulmin e këtij apeli.”

Linku: https://theathletic.com/news/karim-benzema-given-one-year-suspended-prison-sentence-after-being-found-guilty-of-complicity-in-blackmail-trial/xVPhZgK1JNJV/

Burimi i fotos: https://theathletic.com/