Home Aktualitet Humbje e trishtë për artin! Ndahet nga jeta kompozitori i njohur
Humbje e trishtë për artin! Ndahet nga jeta kompozitori i njohur
0

Humbje e trishtë për artin! Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

0
0

Kompozitori legjendar amerikan Stephen Sondheim është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmin e ka dhënë avokati i tij për New York Times, i cili tha se vdiq në shtëpi.

Sondheim ishte një ikonë e teatrit muzikor që i ktheu subjektet më të pamundshme në pika referimi argëtimi.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai shkroi partiturat e disa prej shfaqjeve më të njohura të Broadway, duke përfshirë Company, Follies dhe A Little Night Music. Sondheim shkroi gjithashtu tekstin për West Side Story.

Kompozitori i lindur në New York fitoi 8 çmime Grammy, 8 çmime Tony, duke përfshirë arritjen speciale të jetës në Teatër, dhe 1 çmim Academy Award. Ai gjithashtu mori një çmim Pulitzer.

Në vitin 2015, Presidenti amerikan Barack Obama i dha Sondheim Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil, për punën e tij.

Avokati i Sondheim tha se kompozitori kishte festuar Ditën e Falenderimeve me miqtë një ditë para vdekjes së tij.

 

Linku: https://www.nytimes.com/2021/11/26/theater/stephen-sondheim-dead.html

Burimi i fotos:unsplash.com