Home ShowBiz ‘Ma shpif trupi im’, Bebe Rexha zbulon arsyen pse është tërhequr nga rrjetet sociale
‘Ma shpif trupi im’, Bebe Rexha zbulon arsyen pse është tërhequr nga rrjetet sociale
0

‘Ma shpif trupi im’, Bebe Rexha zbulon arsyen pse është tërhequr nga rrjetet sociale

0
0

Bebe Rexha është një nga zërat më të preferuar të muzikës në mbarë globin.

Këngëtaren shpesh e kemi parë të flasë me vetbesim në rrjete sociale duke u bërë një shembull i mirë për të gjithë ndjekësit.

Në një video të fundit që ka qarkulluar në Tik Tok ajo tregon se nuk po ndihet mirë me fizikun e saj në këtë sezon festash.

‘Janë festat e fundvitit dhe të gjithë supozohet të jemi të lumtur. U peshova tani por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse kam turp. Ma shpif trupi im’, tha Bebe e përlotur dhe pa makeup në fytyrë.

‘Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë nuk kam dëshirë të postoj. Sinqerisht kjo është arsyeja pse nuk kam qenë shumë aktive këtë vit si vitet paraprake, tha ajo.

Linku: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/

 

tags: