Home ShowBiz Ermal Mamaqi zbulon premtimin që i bëri Amit gjatë njohjes së tyre
Ermal Mamaqi zbulon premtimin që i bëri Amit gjatë njohjes së tyre
0

Ermal Mamaqi zbulon premtimin që i bëri Amit gjatë njohjes së tyre

0
0

Ermal Mamaqi në daljenn e tij të fundit për Libero ka zbuluar më shumë detaje për njohjen me Amin.

Producenti tregon se ka qenë një dashuri me shikim të parë. Ai ka treguar se në atë periudhë nuk kishte asgjë për ti ofruar Amit.

Në atë periudhë Ermali i ka premtuar se do të vijë dita që do ti realizonte të gjitha dëshirat e saj.

‘Nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë. Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë.

Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur. Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy’, shtoi ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wVoUTec3R88&t=569s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/amardatoska/

tags: