Home ShowBiz Big Brother fut në sherr moderatoret, ja çfarë ndodhi mes Arbanës dhe Fjoralbës
Big Brother fut në sherr moderatoret, ja çfarë ndodhi mes Arbanës dhe Fjoralbës
0

Big Brother fut në sherr moderatoret, ja çfarë ndodhi mes Arbanës dhe Fjoralbës

0
0

Formati i Big Brother është një nga më të zhurmshmit. Jo vetëm personazhet e thjeshtë por edhe vipat janë përfshirë shpesh në diskutime mbi të.

Së fundmi burime pranë Icon Style theksojnë se ka pasur një përballje të fortë mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit.

Burime pranë produksionit të “Big Brother VIP” bëjnë me dije për IconStyle.al se ka shpërthyer një debat i ashpër mes Fjoralbës dhe Arbanës në ambientet e Topit.

Debati nuk ka qenë aspak i qetë, situata ka agravuar në korridore.

Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.

Linku: Icon style

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/