Home ShowBiz Nga rikthimi në Portokalli deri tek planet e verës, i zbulon të gjitha Xhemi Shehu
Nga rikthimi në Portokalli deri tek planet e verës, i zbulon të gjitha Xhemi Shehu
0

Nga rikthimi në Portokalli deri tek planet e verës, i zbulon të gjitha Xhemi Shehu

0
0

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit në “Wake up” ka qënë e ftuar moderatorja e dashur për publikun Xhemi Shehu, e cila është intervistuar mes të tjerash nga drejtuesi i emisionit Isli Islami ku ka zbuluar shumë detaje për planet e saj në të ardhmen e afërt.

Xhemi është rikthuar sërisht në Top Channel disa muaj më parë në një emision të përbashkët me Salsano Rrapin “Qesh mirë kush qesh i fundit”, por nuk ka dhënë asnjë detaj nëse do të ketë projekte të tjera në televizion.

E pyetur nga Isli nëse këto pushimet që bënë shpeshherë nga televizioni e ndihmojnë të rikthehet fuqishëm ajo përgjigjet:

“Bëj pausa për të kuptuar çfarë dua jo për t’i rikthyer fuqishëm. Thjesht lodhem nga diçka dhe dua një pause që t’i kushtojë pak vëmendje atyre gjërave që nuk i kam dhënë prioritet gjatë kohës që kam punuar në televizion”

Por Isli nuk e lë me kaq duke e ngacmuar për të zbuluar rreth projekteve të reja duke nënkuptuar edhe një kuriozitet për rikthimin e saj në Portokalli. Ai i ka parashtruar asaj katër opsione emisionesh ku Xhemi duhet të bëjë një zgjedhje mes tyre.

“Në sezonin e ardhshëm nëse ke katër opsione ku do të propozohej për të prezantuar “Wake up” “Përputhen” “Dance with the stars” apo një “Top Show” serioz, kë do të zgjidhje?

Ndërkohë Xhemi dëshiron të shtoi dhe një opsion të pestë ku mesa duket fshihet ‘meraku’ e saj. E pyetur nga Isli ajo tha se do të zgjidhte patjetër “Portokallinë”.

Ndërsa mbi planet për verën ajo është përgjigjur se ka një udhëtim familjar shumë shpejt bashkë me turin dhe Orindën dhe mezi po i pret.

Link: https://youtu.be/Pcmkdytv-kA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdNvGpoNSJP/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: