Home ShowBiz U arrestua nga policia, Don Xhoni reagon pas ngjarjes së ndodhur
U arrestua nga policia, Don Xhoni reagon pas ngjarjes së ndodhur
0

U arrestua nga policia, Don Xhoni reagon pas ngjarjes së ndodhur

0
0

Reperi Don Xhoni është ndaluar nga policia e kosovës ditën e djeshme gjatë një kontrolli rutinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në deklaratën për mediat e Kosovës u shpreh se:

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm. I dyshuari Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”.

Disa orë pas ngjarjes së ndodhur këngëtari është liruar nga policia dhe gjatë një transmetimi live në Instagram është shprehur:

“Desha me ju tregu se gjithçka është në rregull, gjithçka është ok. Edhe respekt për Policinë e Kosovës se janë të gjithë të mirë.”

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSkGIIAA7xg/