Home Sport Luiza Gega thyen rekordin e radhës, rrëmben medaljen e artë
Luiza Gega  thyen rekordin e radhës, rrëmben medaljen e artë
0

Luiza Gega thyen rekordin e radhës, rrëmben medaljen e artë

0
0

Sportistja shqipitare Luiza Gega ka realizuar një  garë të shkëlqyer në Lojra Mesdhetare Oran 2022. Ajo udhëhoqi garën drejt fitores nga fillimi, duke mos e vënë asnjëherë në dyshimtalentin e saj.

Madje nga  njëra xhiro në tjetrën, ajo e thelloi distancën nga ndjekëset e saj, duke i lënë pothuajse 50 metra pas.

Fitorja e medaljes së artë nga atletja Luiza Gega, është një konfirmin i aftësive të saj sportive, e cila edhe para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.

Vet sportisjta ndahu emocionin e saj me ndjekësit me anë të një postimi në Instagram ku u shpreh falenderuese për mbështetjen që ka marrë.

Pas këtij suksesi të Luizës, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022  shkoi në 4, pas medaljes së artë fituar nga mundësi Zelimkhan Abakarov dhe dy medalje fituar nga xhudistet Laura Fazliu dhe Flaka Loxha.

Linku: https://www.instagram.com/p/Ce9QucVtxZH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfd-qk9ttd3/

luiza