Home ShowBiz Era Istrefi rrëfen kërkesën ‘e pakëndshme’ nga Fifa për gjestin e saj të veçantë ndaj shqipëtarëve
Era Istrefi rrëfen kërkesën ‘e pakëndshme’ nga Fifa për gjestin e saj të veçantë ndaj shqipëtarëve
0

Era Istrefi rrëfen kërkesën ‘e pakëndshme’ nga Fifa për gjestin e saj të veçantë ndaj shqipëtarëve

0
0

Këngëtarja shumë e njohur jo vetëm për tregun shqiptar, por prej shumë vitesh edhe për atë internacional, Era Istrefi ka qënë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Pas shumë kohësh pa dhënë intervista, këngëtarja rrëfeu shumë detaje të pathëna më parë rreth jetës së saj profesionale dhe private.

Nuk mund të mungonte edhe rrëfimi për eksperiencën e paharrueshme në Fifa World Cup 2018, ku Era ishte këngëtarja e parë shqiptare që bëri histori me pjesëmarrjen e saj.

Ajo rrëfeu se si arriti e të merrte pjesë në finalen e Botërorit duke u zgjidhur mes 30 këngëtarëve të tjerë që konkurruan për të kënduar himnin e tij.

“Më bënë ftesën, por më thanë mos u gëzo shumë sepse është një auditim me shumë konkurrent, diku 30 veta. Unë dhashë maksimumin e talentit dhe energjisë, gjithë çfarë pata. Punova 12 orë që ta perfeksionoja atë këngë, punova pak dhe me trurin e manifestova dhe ndodhi”, rrëfeu Era.

Mirëpo mes suksesit të madh të saj, Era rrëfeu edhe një situatë të pakëndshme për të, të shkakuar nga Fifa.

Gjatë performancës së saj, Era postoi një foto duke bërë shqiponjën. Mirëpo ky veprim nuk u pëlqye nga Fifa dhe më pas i kërkuan që atë foto ta fshinte, pasi shkaktonte trazira.

“FIFA më tha ta heq postimin prej Instagramit se është lëvizje politike. Të të tregoj të drejtën u lëndova pafund, qava sepse u ndjeva e diskriminuar. E hoqa pastaj, por pas një viti e riktheva prapë”, shpjegoi këngëtarja.

Linku: https://youtu.be/P_z4ez01y1A

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgAS05EoY9x/?utm_source=ig_web_copy_link