Këngëtarja shumë e njohur Enca gjatë gjithë kohës është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Ajo ndan me ndjekësit e saj shumë detaje nga jeta e përditshme.
Së fundmi Enca është përballur me një situatë shumë ‘të neveritshme’ dhe shumë të papritur për të, por nga ana tjetër tepër komike.
Siç duket ‘armiku’ i saj kryesor është një insekt, karkaleci.
Ajo e ka ndarë këtë situatë komike me ndjekësit duke e shpjeguar plot nota humori teksa kërkon zgjidhje, pasi është “gati të lërë shtëpinë” e saj.
“Për momentin më ka hyrë një karkalec gjigand. Unë isha për qejfin tim duke parë televizor, vetëm kur dëgjoi një zhurmë dhe thjesht dola e lebetitur.
Po bëhem gati të evakuohem të lë shtëpinë, të marrë dy, tre gjëra me rëndësi, celularin ndonjë thikë për vetëmbrojtje dhe t’ia lë shtëpinë karkalecit.
Si i bëhet në këto raste kush thirret, policia, ambulanca, zjarrfiksja, mami”, është shprehur gjithë humor këngëtarja.
Linku: https://www.instagram.com/stories/enca/2884628497822692581/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUAYweLMxk6/?utm_source=ig_web_copy_link