Home ShowBiz “Do të evakuohem nga shtëpia” Encën e gjen belaja papritur
“Do të evakuohem nga shtëpia” Encën e gjen belaja papritur
0

“Do të evakuohem nga shtëpia” Encën e gjen belaja papritur

0
0

Këngëtarja shumë e njohur Enca gjatë gjithë kohës është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj shumë detaje nga jeta e përditshme.

Së fundmi Enca është përballur me një situatë shumë  ‘të neveritshme’ dhe shumë të papritur për të, por nga ana tjetër tepër komike.

Siç duket ‘armiku’ i saj kryesor është një insekt, karkaleci.

Ajo e ka ndarë këtë situatë komike me ndjekësit duke e shpjeguar plot nota humori teksa kërkon zgjidhje, pasi është “gati të lërë shtëpinë” e saj.

“Për momentin më ka hyrë një karkalec gjigand. Unë isha për qejfin tim duke parë televizor, vetëm kur dëgjoi një zhurmë dhe thjesht dola e lebetitur.

Po bëhem gati të evakuohem të lë shtëpinë, të marrë dy, tre gjëra me rëndësi, celularin ndonjë thikë për vetëmbrojtje dhe t’ia lë shtëpinë karkalecit.

Si i bëhet në këto raste kush thirret, policia, ambulanca, zjarrfiksja, mami”, është shprehur gjithë humor këngëtarja.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/enca/2884628497822692581/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUAYweLMxk6/?utm_source=ig_web_copy_link