Home ShowBiz Nga emri unik deri tek dëshira për t’u bërë nënë, Lei Kraja i rrëfen të gjitha
Nga emri unik deri tek dëshira për t’u bërë nënë, Lei Kraja i rrëfen të gjitha
0

Nga emri unik deri tek dëshira për t’u bërë nënë, Lei Kraja i rrëfen të gjitha

0
0

Moderatorja e njohur, Lei Kraja ka folur rreth jetës së saj në një rrëfim special për revistën Living.

Ajo ka kujtuar herën e parë kur ka moderuar në televizion ku u shpreh se:“Skandal, skandal, skandal! Kisha shumë probleme me gjuhën dhe nuk flisja shqipe të pastër. Jam shumë falënderuese ndaj kolegëve dhe eprorëve të mi, të cilët patën durim të madh me mua. Mbaj mend që vetëm dridhesha nga emocionet dhe bëja shumë gabime në të folur”.

Gjatë intervistës ajo nuk e ka fshehur dëshirë për tu bërë nënë dhe për të krijuar familje.

“Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë”, ka shtuar ajo gjatë intervistës.

Lei gjithashtu ka shuar kuriozitetin e fansat se nga vjen emri i saj unik.

 “Emrin ma ka vënë mami, pasi adhuronte Erik Kleptonin dhe këngën “Layla”. Mundësia e dytë ka qenë emri Sofi. Tani që adhuroj Sofia Loren-in do të kisha dashur shumë ta kisha emrin Sofi”.

Ajo nuk i kurseu as deklaratat për dashurinë, ku tha se është shumë person sentimental dhe ata që nuk bëjnë për dashurinë janë të humbur në jetë.

Linku: Living.al

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cdd4BB5KjYy/