Home Sport Rekord i ri, Luiza Gega feston një tjetër arritje ndërkombëtare
Rekord i ri, Luiza Gega feston një tjetër arritje ndërkombëtare
0

Rekord i ri, Luiza Gega feston një tjetër arritje ndërkombëtare

0
0

Luiza Gega është nga sportistet me të suksesshme shqiptare.

Së fundmi ajo ka krenuar vendin tonë me arritjen e jashtëzakonshme.

Ajo u u rendit e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në garën 3000 metra me pengesa.

“Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike”, u shpreh Olympic Albania në një deklaratë zyrtare për mediat.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga vetë sportistja me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022 mbajtur në Algjeri.

“E 5-ta në botë! Rekord i ri kombëtar 9.10.04. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,”  u shpreh Luiza në Instagram.

Linku: https://www.instagram.com/p/CgREi4kORE7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgREi4kORE7/

MicrosoftTeams-image (5)