Home Sport Adrenalinë dhe shpejtësi! Formula 1 surprizon fansat me ristë e këtij sezoni
Adrenalinë dhe shpejtësi! Formula 1 surprizon fansat me ristë e këtij sezoni
0

Adrenalinë dhe shpejtësi! Formula 1 surprizon fansat me ristë e këtij sezoni

0
0

Të gjitha makinat e reja

Duke filluar nga e para me modelet e këtij viti, ndryshimet gjithëpërfshirëse në rregullore bazohen në një përpjekje për të zhvendosur një sasi të konsiderueshme të gjenerimit të forcës së poshtme nga pjesët aerodinamike në dyshemenë e makinës, përmes përdorimit të efektit të tokës.

Optimizim për parakalim

Qëllimi kryesor i këtyre modeleve të reja dhe i punës së Formula 1 është përmirësimi i mundësive për parakalim. Nëse ato funksionojnë, makinat duhet të jenë në gjendje të lëvizin shpejt për të parakaluar, duke shmangur humbjen e forcës rrëzuese që krijon forca e inercisë.

Goma me pamje te re

Ky sezon po sjell goma krejtësisht të reja, duke kaluar nga rrotat 13 inç në rrota 18 inç, diametri më i gjerë i sjell ato në linjë me makinat rrugore, dhe gomat do të jenë më të mëdha, por me një mur anësor më të vogël.

Stabilitet dhe  shpejtësi

Rekordet e xhirove nuk do të mungojnë këtë sezon, me makinat e reja që do të jenë më të rënda deri më 790 kg. Gjithashtu janë përmirësuar kushtet e sigurisë për pilotët dhe stafin bashkëpunues.

Kthimi i sprintit

Kualifikimet Sprint, të testuara vitin e kaluar, rikthehen, por janë modifikuar për mirë. Ai do të zhvillohet në tre gara, në Imola, Austri dhe Brazil, duke i ofruar garuesëve më shumë mundësi dhe më shumë shpektakël për shikuesit.

Fundjava plot me surpriza

Ndërmjet garave, itinerareve dhe shumë surprizave nga të ftuarit,eventi premton fundjavë të paharrueshme dhe me adrenalinë për të apasionuarit e shpejtësisë.

Linku: https://www.theguardian.com/sport/2022/mar/13/six-things-that-will-change-in-formula-one-this-season#:~:text=New%2Dlook%20rubber,but%20with%20a%20smaller%20sidewall.

Burimi i fotos: pexels.com