Home ShowBiz I quajti katunar, Butrint Imeri bën deklaratën e papritur
I quajti katunar, Butrint Imeri bën deklaratën e papritur
0

I quajti katunar, Butrint Imeri bën deklaratën e papritur

0
0

Butrint Imeri ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për shkak të incidentit ndodhur gjatë koncertit të tij.

Pas ngjarjes ai tha : ‘Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka.’

Duket se ky koment nuk i ka pëlqyer fansave ku shumë prej tyre e kanë kritikuar për fjalorin ofendues që ka përdorur.

Nuk ka munguar edhe reagimi i këngëtarit ku është shprehur se:

“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që kam bërë me termin “katundar” gjatë një rrahje që është bërë gjatë momentit kur isha duke performuar në një klub, por ka qenë momentale dhe kam qenë i frustruar me ato pamje që kisha përballë, sepse ne dalim me u kënaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë.

Unë vet jam “katundar” me prejardhje, jam shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkojë shumë falje, sepse ka qenë moment që nuk kam ditur se si të shprehem kur I kam parë ato sjellje. Ju don katundari shaljan super krenar Butrinti”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/butrint_official/2891834427169536962/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_QFc25FFmF/