Home Sport Real Madrid në kërkim të futbollistit shqiptar, zbulohen detajet mbi ofertën
Real Madrid në kërkim të futbollistit shqiptar, zbulohen detajet mbi ofertën
0

Real Madrid në kërkim të futbollistit shqiptar, zbulohen detajet mbi ofertën

0
0

Real Madrid i ka hedhur sytë drejt e nga futbollisti shqiptar Armando Broja.

Ekipi gjigand i futbollit ka bërë një hetim në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit të Çelsit, sipas raportimeve të fundit.

E ardhmja e 20-vjeçarit në Stamford Bridge mbetet në dyshim, me Broja që ende nuk është paraqitur në parasezon për skuadrën e Thomas Tuchel.

Edhe pse nuk ka një ofertë zyrtare çmimi i ulët i kartonit të tij, prej 35 milionë Euro konsiderohet si mjaft tundues për ekipin  e Real Madrid, dhe mund t’i ofrojë Brojës hapin e madh në karrierën e tij.

Futbollisti shqiptar e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Southampton, duke shënuar gjashtë gola në Premier League në periudhën e tij të parë në ligën e parë angleze.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-11061757/Real-Madrid-contact-Chelsea-sensational-swoop-demand-Armando-Broja.html

Burimi i fotos: https://en.wikipedia.org/wiki/Armando_Broja