Home ShowBiz Futbollisti i PSG-së dhe partnerja e tij drejt ndarjes! Zbulohet audio që e konfirmon
Futbollisti i PSG-së dhe partnerja e tij drejt ndarjes! Zbulohet audio që e konfirmon
0

Futbollisti i PSG-së dhe partnerja e tij drejt ndarjes! Zbulohet audio që e konfirmon

0
0

Mesa duket këtë herë nuk ka kthim pas!

Futbollisti i njohur i PSG, Mauro Icardi, dhe modelja e njohur argjentinase Wanda Nara janë drejt ndarjes.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet kjo e fundit përmes një audio që ia kishte dërguar një punonjëse të shtëpisë së saj ku konfirmon se ka shkuar në Argjentinë për t’u ndarë përgjithmonë nga bashkëshorti i saj.

“Epo, Carmen, erdha këtu në Argjentinë sepse jam gati të divorcohem nga Mauro. Po e organizoj këtë gjë. Do të qëndrojë disa ditë dhe më pas do të kthehem për të marrë një biletë për ty dhe gjithçka që ju nevojitet. Po i organizoj pak gjërat për divorcin sepse nuk duroj dot më”, dëgjohet në mesazhin zanor të transmetuar në programin televiziv ‘Los Angeles de la Mañana’.

Vitin e kaluar,çifti pati disa krisje, për shkak të flirtimeve të fudtbollistit me aktoren e njohur Çina Suarez.

Veprimet e tij vunë në rrezik martesën e Icardit dhe Narës.

Përfundimisht Icardi arriti të bindë gruan e tij që të tërhiqej nga vendimi i saj për t’u ndarë, por tani thashethemet për divorcin janë rishfaqur.

Audioja e zbuluar erdhi si një befasi e madhe për shumë prej ndjekësve të çiftit, megjithëse është e vërtetë që të tjerët tashmë kishin vënë në pah disa shenja që tregojnë një krizë të re në çift. Për shembull ai në të cilin Mauro Icardi ndryshoi foton e profilit të tij në Instagram. Sulmuesi zëvendësoi një imazh në të cilin shfaqej me gruan e tij gjatë pushimeve të tij në Afrikë me një tjetër në të cilin shfaqet si fëmijë.

Gjithashtu, orët e fundit ai kishte shpërndarë një foto me Wandën me dy luanë dhe një zemër si mesazh, por pak kohë më pas imazhi u hoq nga profili i tij. Gjithashtu ndërsa Icardi ndodhet në Paris, Nara ka shijuar disa ditë të para në Ibiza e shoqëruar nga motra e saj Zaira dhe më pas sërish në Argjentinë.

Linku: https://alwaysfreshnews.com/news/sports/386960/wanda-nara-and-icardi-towards-divorce-audio-check-i-cant-take-it-anymore/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/CX7EEjVobnk/?utm_source=ig_web_copy_link