Home ShowBiz Këngëtarja Merita Halili zbulon pengun më të madh në jetën e saj profesionale
Këngëtarja Merita Halili zbulon pengun më të madh në jetën e saj profesionale
0

Këngëtarja Merita Halili zbulon pengun më të madh në jetën e saj profesionale

0
0

Çifti i njohur i muzikës popullore shqiptare Merita Halili dhe Raif Hyseni, ishin të ftuar së fundmi në emisonin e Xheraldina Vulës “N’majë t’gjuhës”.

Përmes të qeshurash dhe batutash çifti ka zbuluar detaje nga jeta e tyre private.

Gjatë rrëfimit për fillimin e karrierës së saj si edhe për pasionin për muzikën popullore, Merita Halili ka zbuluar edhe një ëndërr të saj të parealizuar.

Pengu i jetës së saj profesionale lidhet pikërisht me aktrimin, në veçanëri me komeditë.

“Nëse nuk do të isha bërë këngëtare, do të doja të bëhesha aktore komedie. Jo dramatike sepse unë nuk jam asnjëherë e tillë. Por miqtë dhe njerëzit e dashur që më njohin mua, e dinë që unë kam shumë humor të lezetshëm. Kjo mund të kishte qenë një pjesë tjetër për mua në art”, u shpreh këngëtarja.

Linku: https://www.instagram.com/tv/Cg4RX5OoIow/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BKehgCYAVOp/?utm_source=ig_web_copy_link