Home ShowBiz “Lekët blejnë eksperiencën jo lumturinë”, Enca ndan detaje nga pushimet
“Lekët blejnë eksperiencën jo lumturinë”, Enca ndan detaje nga pushimet
0

“Lekët blejnë eksperiencën jo lumturinë”, Enca ndan detaje nga pushimet

0
0

Enca është një nga artistet më të suksesshme të momentit.

Këngëtaraja është përherë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka postuar disa komente rreth pushimeve dhe se si njerëzit në disa situata duhet t’i japin prioritet vetes dhe shëndetit të tyre emocional.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, ndaj bëj ato pushime për shtatë palë qejf, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin tënd mendor dhe shpirtërorë.”- u shpreh Enca.

Ajo nuk ngurroi të ndajë se pushmet më të mira nuk bëhen në vendet më luksoze, por atje ku ti gjen lumturi dhe paqe.

Enca nuk u kursye me kaq por edhe ka krahasuar eksperiencën  e pushimeve në Mykonos, duke e quajtur po aq të bukur sa pushimet në një plazh shqiptar.

Linku: https://www.instagram.com/stories/enca/2900277859672155708/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUAYweLMxk6/?hl=en